Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, z. Agron Bacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, në Klinë për të përcjellur nga afër punimet që po bëhen.
Komuna e Klinës, përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, është përfituese e projektit “EU for all”, në vlerë mbi 100.000 euro dhe i financuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.
Projekti ka për qëllim përmirësimin e kushteve për qasjen e personave me aftësi të kufizuara në objektin e QKMF-së në Klinë.