Shkolla e Mesme Profesionale IAAP “Fehmi Agani” në Klinë pati kënaqësinë të mirëpresë një ligjëratë të veçantë të mbajtur nga KFOR-i, organizuar nga Provosti Marshal i RC-W KFOR, me temën “WORKSHOP PËR EDUKIM AMBIENTAL”. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija.
Gjatë këtij workshop-i edukativ, nxënësit u informuan mbi disa tema të rëndësishme mjedisore, si: Parandalimi i Ndotjes, Ruajtja e Ujit, Hapësirat e Gjelbra, Menaxhimi i Mbetjeve dhe Riciklimi, Ndotja me Plastikë dhe Ndryshimet .
Ligjërata kishte për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e mjedisit dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore. Falënderojmë KFOR-in për përkushtimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e edukimit ambiental për brezin e ri.