Në Klinë është mbajtur tryezë shkencore me temën “Trashëgimia kulturore në Komunën e Klinës”, ku u diskutua për trashëgiminë e pasur kulturore të këtij rajoni në periudha të ndryshme të historisë.
Ngjarja mblodhi personalitete të shquara nga fusha e politikës, kulturës dhe artit, si dhe qytetarë të shumtë nga Klina dhe qytete të tjera.
Ndër kontribuuesit kryesorë të tryezës ishin, Prof. Dr. Arben Arifi, Ma. Elvis Shala dhe Dr. Kujtim Millaku, të cilët ndanë njohuritë dhe ekspertizën e tyre të vlefshme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Klinës.
Kjo tryezë u organizua si pjesë e projektit “Dokumentar për trashëgiminë kulturore në Klinë”, i financuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar nga znj. Shqipe Desku në bashkëpunim me zyrën për Trashëgimi Kulturore në Klinë.