Sot është mbajtur diskutimi publik për procesin e përgatitjes së Hartës Zonale në Komunën e Klinës, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtorë të drejtorive komunale dhe qytetarë.
Në këtë diskutim, është folur për Hartat Zonale të Komunës së Klinës dhe mënyrën e vlerësimit të pronës së secilit qytetarë.
Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, gjatë diskutimit tha: Se rëndësia e këtij procesi është rritja e mirëqenies dhe rritja në cilësi të jetesës së qytetarëve për një zhvillim të ekuilibruar të të gjitha rajoneve dhe sektorëve hapësinor. Komuna e Klinës e mbështet këtë proces tha kryetari Elezaj.