Është mbajtur Takimi me Publikun i paralajmëruar në afat sipas ligjit, me një pjesëmarrje të kënaqshme, që është udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Haxhi Ibishi. Ky takim është organizuar për të debatuar rreth Buxhetit Komunal të Klinës për vitin 2017-2019.
Kryesuesi Ibishi, tha që sot jemi këtu për të debatuar dhe për të marr edhe sugjerimet e juaja . Ndërsa, fjala ju dha Drejtorit të Financave, z. Ramiz Rrusta, i cili e ka prezantuar Draft-Buxhetin Komunal të Klinës për vitin 2017-2019.
Takimi ka vazhduar me sugjerimet e qytetarëve që përfaqësoni qytetin, fshatrat dhe lagjet në Komunën e Klinës . Kërkesat ishin të ndryshme si në infrastrukturë rrugore, të ujërave të zeza, rrethoje të shkollave, ndriçim publik, ujit të pijshëm , mirëmbajtja e shëtitores, zgjedhja e kryetarëve të këshillave të fshatrave, material ndërtimor etj.