Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është hapur zyrtarisht shqyrtimi publik për Draft-Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033, më ç’rast është mbajtur edhe takimi i parë publik më qytetarë. Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Enver Berisha, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konsulent nga Kolegji UBT, përfaqësues të bizneseve si dhe qytetarë.
Plani Zhvillimor Komunal do të shërbejë si bazë për një zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Klinës. Zhvillimi i qëndrueshëm nuk nënkupton vetëm ruajtjen e mjedisit, por edhe shfrytëzimin e kontrolluar të resurseve për zhvillim ekonomik në të mirë të gjeneratave të ardhshme, si dhe balancimin e zhvillimeve hapësinore. Kjo nënkupton një ri-koordinim të kërkesave sociale dhe ekonomike për hapësirën, me funksionet e saj kulturore dhe ekologjike, duke kontribuuar kështu në një zhvillim më të balancuar.
Plani Zhvillimor Komunal është një dokument strategjik i cili hartohet për periudhën kohore 2025-2033 dhe përmban udhëzime konkrete për veprimet që duhet të ndërmerren, nevojën e ndërmarrjes së atyre veprimeve, si dhe për mënyrën e realizimit. Këto veprime do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Klinës, përmes ngritjes së kualitetit të hapësirës përkatëse në dimensionin social, ekonomik dhe fizik të saj.
Prezantimin e këtij dokumenti para të pranishmëve e bëri profesori, Hazer Dana, përfaqësues konsulent nga Kolegji UBT i angazhuar nga Komuna e Klinës.
Në në fund fjala iu dha të pranishmëve për dhënien e sugjerimeve, komenteve, ideve si dhe kërkesave të tyre.
Agjenda e takimeve të tjera publike për shqyrtimin e Planit Zhvillimor Komunal e gjeni të publikuar në web faqen zyrtare të komunës.
Njoftimi; https://kline.rks-gov.net/…/NJOFTIM-PER-HAPJEN-E…
Draft-Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033, pjesa e parë; https://kline.rks-gov.net/…/2025/04/PZHK-PJESA-1.pdf
Pjesa e dytë; https://kline.rks-gov.net/…/2025/04/PZHK-PJESA-2.pdf
