Në Komunën e Klinës, u mbajt takimi i parë i Mekanizmave Koordinues për dhunën në familje, ku u diskutua edhe për dhunën seksuale. U theksua nevoja për ligjërata sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese në shkolla dhe nevoja për angazhimin e ekspertëve të fushës së psikologjisë,si mbështetje në trajtimin dhe parandalimin e rasteve, kërkesë kjo e ngritur nga përfaqësuesit e Gjykatës-dega në Klinë. Avokatja e Popullit kërkoi që të shqyrtohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit, i cili përmban rekomandime të shumta, dhe theksoi rëndësinë që puna të mos mbetet vetëm në letër, por të kthehet në veprime konkrete.