Në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës është mbajtur dëgjimi i fundit, i njëmbëdhjeti me radhë, i riorganizuar me temën “Prioritetet e grave dhe të rinjve të komunës së Klinës”, në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028.
Gratë dhe të rinjtë e pranishëm patën mundësinë të shprehnin opinionet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me projektet dhe ndarjen e buxhetit për komunën në tri vitet e ardhshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në identifikimin e prioriteteve dhe nevojave të tyre.
Prezantimin para të pranishmëve e bëri Zyrtarja Kryesore Financiare, znj. Melihate Behramaj, e cila elaboroi procesin e hartimit të KAB-it, strukturën e buxhetit komunal dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja qytetare për një planifikim më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë.
Ky dëgjim publik shënon përmbylljen e serisë së takimeve me qytetarët, ku Komuna e Klinës ka dëshmuar përkushtim ndaj transparencës, gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të politikave buxhetore që reflektojnë zërin e komunitetit, me gjithsej njëmbëdhjetë dëgjime buxhetore!
Për të gjithë të interesuarit e tjerë që nuk patën mundësi të jenë pjesë e këtyre takimeve, komentet apo kërkesat mund t’i përcjellin vetëm në mënyrë të shkruar, përmes postës elektronike, deri më 24 qershor, në adresat:
Vlora Tafili – email: vlora.tafili@rks-gov.net
Melihate Behramaj – email: melihate.behramaj@rks-gov.net


