Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur takim publik, lidhur me Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026. Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit z. Fadil Gashi, nënkryetarja e Komunës, znj. Marqe Tanushi- Selmanaj, drejtorë të drejtorive, qytetarë dhe media.
Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026, para të pranishmëve e prezantoi drejtori i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, z. Enver Berisha.
“Korniza Afatmesme Buxhetore komunale paraqet një përmbledhje të planifikuar të shpenzimeve dhe të hyrave buxhetore për komunën e Klinës, për periudhën afatmesme 2024-2026, si dhe shpërndarjen e resurseve financiare nëpër programe komunale sipas prioriteteve të qeverisë komunale, të nxjerra nga dokumentet strategjike komunale dhe vendimet e Kuvendit komunal të Klinës e mbi të gjitha paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti vjetor për vitin 2024.”
Ndërsa qytetarët të cilët ishin të pranishëm, kanë shprehur vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre para kryetarit dhe drejtorëve të komunës.




