Kuvendi Komunal i Klinës ka mbajtur seancën e pestë të rregullt të punës për vitin 2024. Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media etj.
Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance ku në rend të ditës u trajtuan pikat:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë: 26.04.2024,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politik dhe Financa nga mbledhja e rregullt,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politik dhe Financa nga mbledhja e jashtëzakonshme,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shtim të buxhetit për projektin “Furnizim me mekanizma bujqësorë Lot.1 Multikultivator” (Ref.drejt.fin),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shtim të buxhetit për projektin “Ndërtimi i serave për përfitues individual” (Ref.drejt.fin),
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për plotësim-ndryshim të vendimit 01Nr.06-6135/2024 për bartjen dhe shpërndarjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2023,
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ri-alokim të mjeteve në kudër të kategorisë së shpenzimeve kapitale (Ref.drejt.Fin.),
9. Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të konsultimit publik për draft-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Klinës (Ref.grupi punues)
10. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-rregullores për organizimin e brendshëm, sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës në Komunën e Klinës (Ref. drejt. Administratës),
11. Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të konsultimit publik për draft-rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale(Ref.grupi punues),
12. Shqyrtimi dhe miratimi draft-rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale,
13. Shqyrtimi i raportit lidhur me punësimet në komunë dhe punësimet me kontrata mbi vepër (Ref. drejt. Administratës),
14. Shqyrtimi i raportit lidhur me numrin e lejeve apo pëlqimeve të lëshuara për operatorët gurthyes (Ref. DUMM),
15. Pyetje dhe përgjigjeje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.




