Nesër, në sallën e Kuvendit Komunal, në ora 13:00, do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të ish doktorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, Gjon Gjidoda, i cili ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme pas një aksidenti në komunikacion.
Komuna e Klinës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Klinës për vdekjen e shpejtë dhe të papritur të Dr. Gjon Gjidoda.