Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur konsultim publik për Draft- Planin Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore 2024 – 2026. Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarja për Barazinë Gjinore, znj. Vitore Shala, gra përfaqësuese të institucioneve si dhe qytetarë.
Nënkryetarja Selmanaj theksoi se Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024 – 2026 u përgatit nga Komuna Klinë me mbështetjen e UN Women Kosovë në kuadër të zbatimit të projektit “Gender Equality Facility” (GEF) me fonde të Bashkimit Evropian, si mjeti kryesor i zbatimit të angazhimeve publike për barazinë gjinore dhe i cili ka për qëllim zbatimin dhe promovimin e të drejtës së barazisë.
Për ndërveprim dhe gjithëpërfshirje, në bashkëpunim me institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë civile, Grupin e Grave Asambleiste, Kuvendin Komunal dhe me zërat e banoreve dhe banorëve të Komunës së Klinës, i njoftojmë që kanë ende mundësi të njihen dhe të japin komentet e tyre mbi këtë dokument përgjatë procesit të konsultimit publik për të cilin do të mbahet edhe një takim më datë 20.05.2024 në Qendrën e Angazhimit të Komunitetit (QAK), ish-qendra rinore “Ardhmëria”, në ora 14:00, si dhe propozimet e juaja lidhur me këtë akt mund t’i dorëzoni me shkrim në Zyrën për Barazi Gjinore, kati III, krahu i majtë, zyra e dytë, gjithashtu, në mënyrë elektronike tek zyrtarët: Vitore Shala, email: vitore.shala@rks-gov.net dhe Vlora Tafili, email: vlora.tafili@rks-gov.net, deri me datën 24.05.2024.




