Në ambientet e shkollës së mesme të ulët “Avni Zhabota” në Shtupel, është mbajtur edhe dëgjimi i pestë publik, i cili përmbyll agjendën e dëgjimeve për sot, në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028. Pjesëmarrës ishin banorët e fshatrave Shtupel, Kërrnicë, Binxhë dhe Grabc.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Inspektoratit, Faruk Smajli, dhe kryetari i Këshillit Lokal, Mujë Doqi.
Kryetari Elezaj, i cili bëri një prezantim të detajuar, theksoi se Korniza Afatmesme Buxhetore 2026–2028 synon të reflektojë nevojat reale të qytetarëve dhe të fokusohet në projekte zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës në fshatrat e Komunës.
Banorët shpalosën nevojat e zonave të tyre, dhe si prioritet renditën: shtrimin e rrugëve fushore me zhavorr, pastrimin anësor të rrugëve, asfaltimin e disa rrugicave, si dhe ndërtimin e ujësjellësit në tri lagje.
Ndërsa nga nesër, më datë 10 qershor, organizohen dëgjimet sipas agjendës së mëposhtme:
Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, me temë “Prioritetet e grave dhe të rinjve të Komunës së Klinës”, më 11.06.2025, ora 16:00
SHFMU “Atë Shtjefën Gjeçovi”, në fshatin Zllakuqan, me banorët e fshatrave Zllakuqan, Berkovë, Ranoc, Leskoc, Nagllavë, Dranashiq, Stupë, Rudicë, Jagodë, Videjë, Krushevë e Madhe dhe Budisalc, më 11.06.2025, ora 17:00.
Për të gjithë të interesuarit e tjerë që nuk kishin mundësi të jenë pjesë e këtyre takimeve, komentet apo kërkesat mund ti përcjellin edhe në mënyrë të shkruar nëpërmjet postës elektronike deri më datë 24 qershor, tek:
Vlora Tafili, email: vlora.tafili@rks-gov.net
Melihate Behramaj, email:melihate.behramaj@rks-gov.net
Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore 2026-2028:
https://kline.rks-gov.net/…/634-Klina-DRAFT-KAB-2026…
Agjenda:
https://kline.rks-gov.net/…/Njoftim-per-Degjimet…