Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur debat me publikun lidhur me Draft – Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Klinës 2023-2027 si dhe Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027.
Të pranishëm ishin kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, drejtori i Shërbimeve Publike, z. Qendrim Millaku, zyrtari për Ambient, z. Dardan Bashota, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, rajonit në Klinë, qytetarë të shumtë etj.
Kryesuesi Gashi hapi këtë diskutim publik duke i dhënë fjalën z. Dardan Bashota që të bëjë prezantimin e këtyre dy dokumenteve para pjesëmarrësve.
Bashota gjatë prezantimit theksoi se këto dy dokumente janë të një rëndësie të veçantë, një dokument i cili bazën e ka tek Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbeturinave, ku përfshihen nevojat financiare, burimet e financimit, vizioni i komunës, infrastruktura, makineritë si dhe masat për ngritjen e cilësisë në mbrojtjen e ambientit, konkretisht nisë pastrimin, grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave e që synim i yni është të sigurojmë një shërbim të qëndrueshëm dhe më efikas.
Në fund, qytetarët shtruan pyetjet dhe sygjerimet e tyre në lidhje me dokumentet e lartcekura.



