Në aktivitetet që u zhvilluan për nder të 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve morën pjesë edhe fëmijët e komuniteteve RAE të Komunës së Klinës.
Që nga mëngjesi në të gjitha shkollat e komunës së Klinës ,ora e parë e mësimit është mbajtur tema për Të Drejtat e Fëmijëve .Kështu që gjatë ditës pati edhe aktivitete të ndryshme ,ku morenë pjesë nxënësit e të gjitha shkollave të komunës së Klinës.
Në aktivitetin Fëmija në komunikacion me policinë, kanë marrë pjesë 27 anëtarët e Asamblesë Komunale të Fëmijëve që përfaqësojnë të gjitha shkollat e komunës së Klinës,ky aktivitet ka zgjat një ore. Po ashtu, u zhvillua edhe aktiviteti i pikturimit ,ku morën pjesë 60 nxënës nga të gjitha shkollat e komunës së Klinës ,si dhe disa OJQ vendore,ketë aktivitet e ka përkrahur KFOR Slloven ,si dhe aktiviteti i shitjes se ëmbëlsirave ,ku nxënësit vullnetarisht kanë përgatit ëmbëlsirat dhe i kanë shit dhe mjetet e grumbulluara i kanë dërguar në familjen e Debatik Shalës ,për të kontribuar në shërimin e tij. Aktivitetet kanë vazhduar me marshin paqësor të fëmijëve nëpër rrugët e qytetit të Klinës .
Në aktivitetet që u zhvilluan për nder të 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve morën pjesë edhe fëmijët e komuniteteve RAE të Komunës së Klinës.
Këto aktivitete u organizuan nga Zyrtarja për të Drejtat e Fëmijëve , Asambleja Komunale Për të Drejtat e Fëmijëve në Klinë. Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Drejtoria komunale e Administratës, Drejtoria e Emergjencës, Drejtoria e Kulturës, Zyra e komuniteteve, KFOR-i Slloven, OJQ Youth Steps for Change-Klinë.