Shefi i Shërbimeve të Zjarrfiksave –Elmi Zenunaj ka thënë se :Sot zjarre kemi në fshatrat si në :Qupevë , Bokshiq, Radulloc dhe Jashanicë, por me përmasa më të vogla dhe kemi arritur ti lokalizojmë .
Sipas drejtorit të Bujqësisë –Musa Gashi mbrëmë në orët e vona është lokalizuar zjarri në malet e Gllarevës dhe Përçevës. Por, zyra e Shërbimit të Zjarrfiksave , kanë njoftuar se edhe në katër fshatra të komunës së Klinës është përhapur zjarr në zona malore dhe fushore.
Shefi i Shërbimeve të Zjarrfiksave –Elmi Zenunaj ka thënë se gjatë kësaj jave jemi përballur me zjarre të shumta ,duke bëre përpjekje kemi arritur për ti lokalizuar. Kryesisht zjarret kanë qenë malore dhe fushore , përderisa mbrëmë në orët e vona, kemi arritur ta lokalizojmë zjarri në malet e Gllarevës dhe Përçevës , sot zjarre kemi edhe në fshatrat Qupevë , Bokshiq, Radulloc dhe Jashanicë, por me përmasa më të vogla dhe kemi arritur ti lokalizojmë Qupevën dhe Radullocin dhe Jashanicën , tani jemi në Bokshiq ku shpresojmë që shumë shpejt edhe këtu do të lokalizohet ka thënë Zenunaj.