Kuvendi i Komunës së Klinës, sot ka mbajtur seancën e tretë të rregullt, në të cilën janë marrë disa vendime të rëndësishme. Unanimisht, është aprovuar Propozim – vendimi për subvencionimin e 10 klubeve sportive të Komunës së Klinës dhe atë: për KF “Dukagjini” meshkuj- 30 mijë euro, KFF “ Dukagjini” për femrat – 6000 euro, KV “ Dukagjini”, për femra- 4000 euro, KH “ Dukagjini” për meshkuj- 5000 euro, KB “ Dukagjini”- 2000 euro, KHF “ Dukagjini” për femra 2500 euro, KV “ Klina” për femra -2000 euro, Klubi Ping-pongut “ Dukagjini” – 500 euro dhe Aero – Klubi “ Klina” – 500 Euro.

U themelua Komisioni për vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës në afat të shkurtër dhe afat gjatë dhe Komisioni i ankesave lidhur me shqyrtimin e ankesave në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme në shfrytëzim.
Kuvendi ka shqyrtuar peticionin e Partisë Liberale Egjiptase, dega në Klinë, që ka të bëjë me një anëtar në Komitetin për Komunitete.