Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, u mbajt Seanca e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal për këtë vit. Në këtë seancë u diskutuan dhe shqyrtuan disa pika me rëndësi të veçantë si:
Raportimi i Kryetarit të Komunës, Zenun Elezaj, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, ku u prezantuan arritjet, sfidat, synimet dhe investimet kapitale.
Raportimi për performancën komunale për vitin 2024.
Shqyrtimi i vendimeve për ndarjen e bursave dhe themelimin e komisionit përkatës.
Informacione mbi menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Klinës.
Si dhe çështje të tjera me karakter financiar, planifikues dhe administrativ.