Kuvendi Komunal i Komunë së Klinës, sot ka mbajtur seancën e rregullt ku mori pjesë Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me ekzekutivin dhe anëtarët e kuvendit komunal, seancë kjo e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi.
Në fillim të punimeve të kësaj seance u mbajt një minutë heshtje në shenjë nderimi të veprës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.
Seanca vazhdoi punimet në bazë të pikave të rendit të ditës të cilat ishin paraparë për diskutim në kuvend. Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Eezaj, prezantoi para kuvendit raportin gjashtë mujor të punës së tij. Prezantimi u fokusua tek projektet të cilat janë realizuar (asfaltimi i rrugës në Pograxhë, ndërtimi i kanalizimit në Zllakuqan – Pataqan, ndërtimi i rreth rrotullimit të sheshit “Ndue Përlleshi” etj), ato të cilat po realizohen dhe të tjera që janë në fazën e tenderimit për vitin 2018.