Kuvendi Komunal i Klinës mbajti seancën e dytë të rregullt të punës për vitin 2025.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media dhe qytetarë.
Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance me këtë rend dite:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Pyetje dhe përgjigje,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Ekzekutivit për vitin 2024 (ref.nga EKZ),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit nga DUMM për vënie në diskutim publik Draft-Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033 (ref. nga DUMM),
7. Shqyrtimi i raportit të konsultimeve publike për periudhën janar-dhjetor 2024 (ref.nga Zyra për Informim),
8. Informim lidhur me trajtimin e qenve endacakë (ref.nga DSHPE).
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.