KPF-ja do të ketë përbërje prej shtatë anëtareve: kryesuesi Fadil Gashi- LDK, Enver Berisha dhe Zeqir Morina- PDK, Violeta Zefi-LDK, Tunë Dedaj, Valmir Bacaj- AAK dhe Avni Gashi –AKR. I fundit do ta ushtrojë këtë funksion me rotacion me LVV-në dhe Nismën ( 1+2+1).
Në seancën e parë të rregullt, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, ku morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe nënkryetari, Besim Hoti, sot, Kuvendi i Komunës së Klinës, ka themeluar Komitetet Obligative dhe ka miratuar vendimi për themelimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. Fillimisht, kanë dhënë betimin dy anëtare të ri të Kuvendit, Xhevxhet Berisha (LVV) dhe Brahim Mehmataj ( Nisma), të cilët kanë zëvendësuar Skënder Merturin dhe Naser Morinën, të emëruar drejtorë të ekzekutivit.
Shefat e Grupeve Kuvendare, të cilët janë votuar nga Kuvendi janë: Enver Berisha -PDK, Violeta Zefi – LDK, Petrit Palushi-AAK dhe Saranda Elezi-LVV. Kuvendi miratoi edhe përbërjen e KKSB-së, kryesues i të cilit me ligj është e përcaktuar të jetë Kryetari i Komunës, por me marrëveshje këtë Këshill do ta udhëheqë nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, ndërsa anëtarët tjerë vijnë nga mekanizma të ndryshëm që kanë të bëjnë me sigurinë. Kuvendi i Komunës, ka zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa dhe Komitetit për Komunitete.
KPF-ja do të ketë përbërje prej shtatë anëtareve: kryesuesi Fadil Gashi- LDK, Enver Berisha dhe Zeqir Morina- PDK, Violeta Zefi-LDK, Tunë Dedaj, Valmir Bacaj- AAK dhe Avni Gashi –AKR. I fundit do ta ushtrojë këtë funksion me rotacion me LVV-në dhe Nismën ( 1+2+1).
Kuvendi ka miratuar edhe emrat e anëtarëve të Komitetit për Komunitete, i cili përbëhet nga tre anëtare të Kuvendit dhe katër të tjerë që përfaqësojnë grupet etnike që jetojnë në Komunën e Klinës. Ky komitet ka këtë përbërje: Mendehije Duraku – PDK, Blerta Gashi-AAK, Enver Gashi-LDK, Sahit Balija- komuniteti egjiptian, Mire Ramaj nga komuniteti ashkali dhe Nexhmedin Gashi nga komuniteti rom. Për anëtarin e komunitetit serb kishin ardhur dy propozime dhe Kuvendi vendosi që qytetarët e këtij komuniteti të merren vesh në mes vete dhe të përcaktohen vetëm për një emër.
Është marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultative, atij për çështje Emergjente dhe Komitetin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Mbrojtje të Mjedisit. Paneli intervistues që mori votat e anëtarëve të Kuvendit ka këtë përbërje: Saranda Zeqa, Xhezide Gashi-Trepça, Zeqir Morina nga legjislativi, Binak Sylaj nga ekzekutivi ndërsa shoqërisë civile i mbetet të sjellë një emër për këtë panel.