Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, së bashku me nënkryetarin Fadil Gashi, drejtorin e Administratës Binak Sylaj dhe drejtorin e Arsimit Qemajl Sejdija, kanë mbajtur një takim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së,dega në Klinë, ku u pritën nga përfaqësuesit e tyre.
Gjatë takimit me kryetarët e tri shoqatave, z. Hajdin Balaj, znj. Bahtije Haliti dhe z. Vesel Berisha, u diskutua për organizimin e aktiviteteve në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në fokus të veçantë ishte edhe organizimi i marshit “Për Drejtësi, Jo Politikë”, në mbështetje të vlerave të luftës së UÇK-së.
Komuna e Klinës shprehu gatishmërinë për të mbështetur organizimin e marshit përmes sigurimit të transportit me autobusë, sipas kërkesave të tri organizatave të dala nga lufta.Me këtë rast, qytetarët ftohen që më 17 shkurt, në Prishtinë, të marrin pjesë në marshin “Për Drejtësi, Jo Politikë”, në mbështetje të vlerave të luftës së UÇK-së.