Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Skender Merturi, kanë vizituar lojtarët e KF Dukagjini të Klinës, të cilët kanë nisur stërvitjet për sezonin e dytë të garave në Ligën e Parë të Kosovës. Më këtë rast, kryetari Elezaj ka premtuar mbëshetje institucionale për lojtarët klinas të cilët kanë synim rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. “ Pushteti lokal do të ofroj mbështetje për ju në mënyrë që sa me mirë të përfaqësoni Klinën”, ka thënë Elezaj. Ai premtoi mbështetje edhe për klubet tjera të Klinës.