Në natën e ndërrimit të motmoteve, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari Besim Hoti, drejtorët, Hekuran Sejdiu e Iber Elezaj, kanë vizituar policinë në Stacionin e Policisë në Klinë, Njësinë e zjarrfikësve dhe punëtorët shëndetësore, që ishin në orarin e kujdestarisë në QKMF “ Nënë Tereza” në Klinë.
Elezaj ka uruar stafin kujdestar në këto tre qendra duke ju uruar Vitin e Ri 2018, njëheresh ka falenderuar ata që në këtë feste të ndërrimit të motmotove janë në shërbim të qytetarëve. Në anën tjetër, punëtorët e këtyre tre institucioneve kanë falenderuar kryetarin Elezaj dhe stafin e tij për vizitën dhe përkujdesin e treguar në natën e ndërrimit të motmoteve.