Zëvendëskryeministrin dhe ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit , z. Kujtim Shala gjatë vizitës që i bëri komunës së Klinës ,tha se punimet arkeologjike në fshatin Dresnik do te jenë një nga prioritetet e Ministrisë ,po ashtu edhe institucioneve rajonale qe merren me trashëgimi kulturore.
Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë,Rini dhe Sport, Kristina Lazri si dhe nga kryetari i partisë së LDK-së në Klinë, z. Fadil Gashi, e ka pritur për një vizitë Zëvendëskryeministrin dhe ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit ,z. Kujtim Shala. Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi i MKRS-së me komunën e Klinës. Kryetari Bashota e ka uruar ministrin Shala për postin e ri si dhe e ka falënderuar për vizitën që ia ka bërë komunës së Klinës. Bashota gjatë këtij takimi e ka njoftuar ministrin Shala për zhvillimet në sektorin e Kulturës në komunën e Klinës si dhe është shprehur se me zotimin e Ministrit Shala projekti i palestrës sportive në komunën e Klinës pritet të përmbyllet këtë vit , ku do të hapen mjaft perspektiva për të rinjtë e Klinës . Po ashtu ka biseduar edhe për projekte tjera të rëndësishme në komunën e Klinës, si Festivalin Folklorik, punimet arkeologjike në fshatin Dresnik, orën letrare të Tahir Deskut etj.
Zëvendëskryeministrin dhe ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit , z. Kujtim Shala ka thënë se vizita në komunën e Klinës është pjesë e vizitave që përbejnë komunat e Kosovës , me qellim që të kontaktojmë me kryetarin drejtpërdrejt për projekte te përbashkëta që ka Qeveria e Kosovës , respektivisht Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit me komuna. Shala tha se investimet do të bëhen sipas buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe do të përpiqemi që në rishikimin e buxhetit në qershor të korrektojmë disa nga mungesat që ka ai buxhet . Do te investojmë se pari në infrastrukturës sportive ku ne Klinë do të mbyllen punimet në palestrën e sporteve. Ndërsa, sa i përket Ujëvarës së Mirushës do të trajtohet edhe ajo. Ne po punojmë për një baze ligjore qe do te krijoj premisat do te vendos kategoritë për investime ne te gjitha fushat , dhe sipas kërkesave të komunave ne do të investojmë ka thënë Shala.
Zëvendëskryeministrin dhe ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit , z. Kujtim Shala e ka vizituar edhe palestrën sportive për ti parë punimet për së afërmi.