Qëllimi i këtij takimi ishte falënderim i ndërsjelltë në mes të bashkëpunimit të mirë, të komunës dhe komunitet serb në komunën e Klinës.
Kryetari i komunës, z. Sokol Bashota,i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Haxhi Ibishi dhe shefi i zyrës për Komunitet në komunën e Klinës, z. Millorad Sharkoviq , i ka takuar kryetarët e fshatrave të komunitetit serb , duke i uruar për festat e fundvitit dhe për bashkëpunimin e mirë gjatë vitit 2014 dhe që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryetaret e fshatrave të komunitetit serb, e kanë falënderuar kreun e komunës për bashkëpunim dhe se ata kanë thënë se kryetari Bashota çdo here ka qenë i gatshëm të ballafaqohet me problemet dhe hallet tona . Jemi të kënaqur me trajtimin nga ana e komunës së Klinës, kjo është arsyeja që ne e ndjejmë veten të barabartë si gjithë qytetaret e kësaj komune.