50 familje me nga 50 kg miell dhe nga 1 pako ushqimore me vlerë 20 euro
Gjendja e krijuar nga të reshurat e borës ditëve të fundit të cilën e ka përcjell për së afërmi edhe kryetari i komunës Sokol Bashota, i cili ka dal në teren dhe duke e parë gjendjen e vështirë ekonomike të disa familjeve në nevojë , kreu i komunës Bashota ka vendosur që t’i ndihmoj 50 familje me nga 50 kg miell dhe me nga 1 pako ushqimore me vlerë prej 20 euro.