Kryetari i komunës z. Sokol Bashota , e ka pritur për një vizitë kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa. Gjatë kësaj vizite kryetari Bashota e ka njoftuar kryeministrin Mustafa për zhvillimet komunale, për sfidat në komunë por edhe të arriturat e përbashkëta dhe mbështetjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryetari Bashota ka thënë se shembullin e kryeministrit besoj se do ta ndjekin edhe ministrat e kabinetit të tij të cilët po mungojnë në vizita të komunave.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, gjatë vizitës në Klinë ka thënë se : Vlerësohet puna që është bërë në komunën e Klinës, në interes të qytetarëve dhe efikasiteti në administratë . Komuna e Klinës ka nevojë të përkrahet në fushën e bujqësisë si dhe në infrastrukturën arsimore , po ashtu edhe në mjedis dhe planifikimi hapësinor , që të gjendet zgjidhja me rrjedhën e lumenjve dhe rregullimin e tyre. Dhe për fund kryeministri Mustafa , ka thënë se vizitat e tilla japin një rezultat , sepse drejt për së drejti i prekin problemet që ballafaqohen komunat
Kryeministri gjatë qëndrimit në Klinë e ka vizituar edhe fabrikën e ëmbëlsirave “Amo”.