Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, zhvilloi një takim informues me koordinatorin e CDI-sëz, z. Lavdim Osmanaj. Temë bosht e bashkëbisedimit të këtij takimi kishte të bëjë lidhur me funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit, përkatësisht me projektin e ri i cili do të përfshijë shtrirjen e rrjetit të ujësjellsit, i cili do të shtrihet në nëntë fshatra të Komunës së Klinë, si Gllarevë, Stapanicë, Rigjevë, Zabergjë, Çabiq, Gjurgjevik i Madh, Cerovik, Përçevë dhe Stupë.
Ky projek tepër vital për banorët e këtyre lokaliteteve, po realizohet si rezultat i donacionit nga CDI dhe është projekt i cili do të përfshijë shumën e mjeteve financiare në vlerë prej mbi 700.000 euro.
Falë realizimit të këtij projekti, i pritur për shumë kohë nga banorër e këtyre fshatrave, do të zgjidh problemin e ujit të pijshëm, problem ky me të cilin janë përballur banorët e këtyre fshatrave tash e disa vjet.
Kompania tani ka filluar të punoj në projektin detal për realizimin e këtij projekti.