
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës, në territorin e Komunës së Klinës, është rritur niveli i ujit në lumenj dhe përroska.
Nuk është raportuar për vërshime në objekte banimi. Gjendja më e rënde është të Guri i Zi afër aksit rrugor Klinë-Gjakovë, ku hapësirat përreth objekteve hoteliere janë plotë me ujë por nuk ka deportuar brenda.
Kryetari Elezaj, në orët e vona të natës, pasi ka qënë në disa pika që janë të rrezikuara nga vërshimet, ka njoftuar se gjendja është nën kontroll dhe se ekipi komunal është në gjendje gatishmërie gjatë gjithë natës në rast të vërshimeve eventuale. “ Gjithçka është nën kontroll, ekipet komunale janë në terren gjatë tërë ditës dhe natës duke u monitoruar situatën”, ka njoftuar Elezaj.
Prurjet e shumta të ujit kanë shkaktuar telashe në rrugë sidomos në atë Klinë-Gjakovë andaj kërkohet kujdes nga ngasësit e automjeteve. Sipas të dhënave të deri tanishme, asnjë qytetar nuk është i rrezikuar, ndërsa ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë. Tokat bujqësore në disa vende janë përmbytur nga uji.
