Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me nënkryetaren, Marqe Selmanaj, drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millaku dhe atë të Inspektoratit Faruk Smajli, kanë vizituar disa fshatra për të parë nga afër gjendjen e krijuar si rrjedhojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku gjendja në shumë fshatra dhe lokalitete është rënduar.
“Në kuadër të kapaciteteve që kemi po angazhohemi për lehtësimin e situatës. Po ashtu, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës vazhdimisht po i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Apeloj qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, sepse ka vështirësi në disa rrugë”-ka thënë Elezaj.



