Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, e priti sot në takim Kryetarin e Sindikatës së Trepçës, Shyqri Sadikun dhe përfaqësues të Sindikatës së Minierës së Kosovës dhe Boksitit në Klinë.
Temë diskutimi gjatë këtij takimi, ishte avancimi i hapjes e Minierës së Boksitit, e cila është anëtare e Sindikatës së Trepçës që për Komunën e Klinës, kjo zonë është me interes strategjik duke u bazuar në Memorandumin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.