Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci dhe komandantin e Qendrës së Përbashkët Rajonale të Detashmentit, Kolonelin, Daniele Bajata nga KFOR-i Italian.

Kryetari Elezaj dhe komandanti Cuoci, kanë deklaruar për bashkëpunim të mëtejshëm mes Komunës së Klinës dhe KFOR-it.