Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku, në vazhdën e aktivitetit të tyre në vizitë fshatrave dhe lokaliteteve të kësaj komune, me qëllim të njohjes nga afër me preokupimet dhe vështirësitë me të cilat janë duke u përballur lokalitetet e kësaj komune, sot vizituan fshatin Gremnik.
Me këtë rast, kryetari Elezaj u takua me udhëheqjen e këtij fshatit dhe gjatë bashkëbisedimit ata shpalosën preokupimet me të cilat ballafaqohen këta banorë të këtij fshati, si asfaltimin e rrugëve, kanalizimin, ujësjellësin etj.
Ky takim i kryetarit Elezaj me udhëheqjen e këtij fshati ishte jashtëzakonisht produktiv, duke inkurajuar ata që pushteti komunal do të angazhohet në rregullimin e infrastrukturës së këtij fshati.
Me këtë rast gjatë këtij bashkëbisedimi u fol rreth hartimit të një projekt-ndërtimi të rrugëve të këtij lokaliteti.
Sipas udhëheqjes komunale në infrastrukturën e këtij lokaliteti nga buxheti komunal pritet që do të investohet në vlerë prej 70 mijë euro.
Ky zotim që doli nga kreu i Komunës, kryetari Elezaj, gëzoi udhëheqjen e këtij fshati, të cilët shprehen falënderimin e tyre më të thellë.
Udhëheqja e fshatit falënderoj kryetarin Elezaj për vizitën e bërë këtij fshati dhe premtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi i tyre me Komunën do të vazhdojë. Kryetari Elezaj iu premtoi se interesimi për ngritjen e cilësisë së jetës së këtyre banorëve nga ana e Komunës së Klinës nuk do të mungojë, përkundrazi preokupimet e tyre do të jenë në fokus të zgjidhjes.