I pari Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur sot në zyrën e tij klubin e futbollit të qytetit KF “Dukagjini”.
Kryetari në këtë takim falënderoi futbollistët e skuadrës së bashku më drejtorin e klubit, Fabian Veseli dhe trajnerin Severin Elezaj për angazhimin dhe sukseset e tyre të treguara deri më tani. Gjithashtu u falenderua edhe Presidenti i Klubit të futbollit Dukagjini zt. Binak Kalludra.

Gjatë takimit, kryetarit ju dhurua një fanellë në shenjë falënderimi për përkrahje ndaj klubit.
KF “Dukagjini” tani gjendet në krye të tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, edicioni 2018 – 2019, më gjithsej 14 pikë.