Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Skënder Merturi, priti sot në takim organizatorët e festivalit “Ujëvara Fest”.
Gjatë këtij takimi u bisedua për aktivitetet që janë organizuar në kuadër të këtij festivali, i cili ka zgjatur për tri ditë radhazi.
Ky festival u mbajt nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Jehona e Dukagjinit” dhe Komunës së Klinës, në ambientet shumë magjepsese dhe tepër atraktive te Ujëvara e Mirushës.