Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, priti në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kolonel Federico Mora. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, Kapiten Enis Lluka.
Gjatë takimit, kryetari Elezaj shprehu mirënjohjen e Komunës së Klinës për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që KFOR-i u ofron institucioneve lokale dhe qytetarëve. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e NATO për Kosovën në rrugën drejt lirisë dhe paqes.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në komunën e Klinës, projektet që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet që pritet të fillojnë së shpejti. Kryetari Elezaj gjithashtu informoi Kolonel Morën për sfidat me të cilat përballet komuna si institucion lokal.