Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i ka pritur për një vizitë, përfaqësues të KFOR-it Slloven. Gjatë këtij takimi, është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës dhe bashkëpunimin e komunës me KFOR-in, njësitin e LMT-së që operon në komunën, si dhe mundësinë dhe rregullimin e rrugëve, Binçë dhe Grapc.
Në ketë takim ,Kryetari Elezaj, ka shprehur keqardhje duke e dënuar rastin e incidentit në fshatin Grapc, ku janë dëmtuar disa shtëpi, dhe është cekur se Policia në Klinë, është duke e hetuar rastin në fjalë.