Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sonte në orët e mbrëmjes vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, ku u prit nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Sejdiu.

Elezaj me rastin e kësaj vizite theksoi se shëndetësia mbetet prioritet i qeverisjes komunale dhe siguroi që këto institucione shumë shpejtë do të kenë rritje të stafit profesional dhe furnizim me barna e materiale të tjera, në mënyrë që qytetarëve të iu ofrohet shërbim i shpejtë dhe efikas.