Shën. Gjon Pagëzuesi, i cili pagëzoi edhe vetë Jezusin, sot në Zllakuqan të Klinës shënoi përvjetorin e 121-të. Dita kur u themelua ky institucioni fetar, kulturor dhe kombëtar.
Kjo vatër e fesë, e arsimit dhe e kulturës shqiptare u themelua në vitin 1897 nga frati, intelektuali, arkeologu, pedagogu, hulumtuesi dhe atdhetari i shquar Atë. Shtjefen Gjeçovi. Në këtë vit, pra me 1897 Gjeçovi hapi edhe shkollën e parë shqipe/kombëtare që u shndërrua në një vatër të dijes dhe edukimit me programin mësimor të Shkollës së Korçës.
Meshën shenjtë e celebroi Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili kërkoi nga institucionet tona që të punojnë më tepër e në mënyrë që shtyllat e shtetit të Kosovës të forcohen edhe më shumë në interes të vendit dhe të kombit. Vetëm bashkë jemi më të fuqishëm.
Kryetari i Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj, më këtë rast e ka uruar këtë përvjetor, i cili e çmoi lartë kontributin e klerit katolik-shqiptarë dhe të pishtarëve të tjerë të arsimit; të cilët kanë punuar në këtë vatër të fesë, edukimit dhe arsimit shqip. Shumë nga këta atdhetarë janë flijuar për shkronjat shqipe.
Në këtë eveniment morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, Deputetit i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Anton Çuni dhe Zv. Ministri i Jashtëm Anton Berisha.