Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar me bashkëpunëtorë ka inspektuar fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen Dragaj të fshatit Klinafc. Kjo rrugë do të përmirësojë kushtet për lëvizje më të lehtë banorëve të këtij fshati. Punëkryesi i këtyre punimeve është “O. E Alticom” në bashkëpunim me kompaninë “DREONI”, nga Klina në afat prej 30 ditë pune sipas planit dinamik të punimeve. Ky projekt kap vlerën rreth 18.027.55 euro.
