Qytetit të Klinës, në saje të ndërtimeve që janë duke u realizuar dhe ngritjes së infrastrukturës që është duke u bërë, çdo ditë e më tepër është duke marrë një pamje të bukur dhe mjaft atraktive.
Me qëllim të zgjidhjes së problemit të trafikut të kësaj pjese kryesore dhe më të rëndësishme të qytetit dhe me qëllim të zgjiedhjes së kësaj çështjeje ka filluar ndërtimi i rrethrrotullimit të sheshit “Ndue Përlleshi”, i cili do të zgjidh problemin e trafikut të kësaj pjese kryesore të hyrje-daljes nga qyteti i Klinës, që ishte një nga problemet më qenësore për banorët e këtij qyteti.
Ndërtimi i rrethrrotullimit të sheshit “Ndue Pëlleshi” do të kushtojë 41.817.01 euro, projekt i bashkëfinancuar me DEMOS.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, gjatë vizitës së sotme që iu ka bërë fillimit të punimeve, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe drejtorin e Inspektoratit, Petrit Beka, është shprehur se rrethrrotullim që po ndërtohet është në harmoni me Planin Urbanistikë qytetit, dhe po ndërtohet me qëllim që të lirohet pjesa hyrëse e qytetit, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i trafikut në qytet.
Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe tepër atraktive, që do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, ulëset për të pushuar etj.
Rregullimi i këtij sheshi do t’ia shtojë edhe më tepër bukurinë këtij qyteti, i cili çdo ditë e më tepër pomerr një pamje tejet të bukur.