Kryetari Elezaj inspektoi shtrimin e shtresës së fundit të asfaltit, në rrugën e fshatit Kpuz
13/10/2018 17:21
Kreu i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku, kanë vizituar sot fshatin Kpuz të komunës së Klinës, ku me këtë rast inspektuan nga afër shtrimin e shtresës së asfaltit në lagjen Lumaj.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit dhe banorët e këtij fshati.