Caritas Umbria që nga viti 1999 vepron në Kosovë përkatësisht në Komunën e Klinës, për një kohë me aktivitetet e saja ka vepruar në fshatin Radulloc, ndërsa tani kjo qendër humanitare e ka bazën e saj në fshatin Leskoc. Veprat humanitare të kësaj qendre janë të panumërta, si në ndërtimin e shtëpive, mbështetje të qindra familjeve me ushqim, kujdes mjekësor, ndihma në shkolla, ndihma për nevojtar pa dallim etnie e fe si dhe janë dërguar shumë persona për trajtim mjekësor në Itali.
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.dr.Zenun Elezaj e ka vizituar këtë qendër humanitare , ku ju bashkua edhe komandanti i MNBG-W -KFOR-it Pejë , kolonel, Ettore Gagliard , për tu njoftuar nga afër për punën dhe aktivitet e kësaj qendre. Kryetari Elezaj, gjatë kësaj vizite, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim. Aty ku kemi mundësi bashkëpunimi, Komuna e Klinës, çdo herë do të jetë e gatshme për bashkëpunim ka thënë Elezaj.
Ndërsa, Massimo Mazzali ,udhëheqës i Caritas Umbria, në pika të shkurta i ka njoftuar për punën që zhvillohet në këtë qendër, ku jeton bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tyre , dhe e gjithë familja është përfshirë në humanitet.
