Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nën shoqërinë e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe bashkëpunëtoreve të tij, e kanë bërë përurimin e rrugëve lokale të asfaltuara, në fshatin Poterç.
Kryetari Elezaj, gjatë përurimit ka thënë se: “Mbetemi të vendosur t’iu ofrojmë kushte sa të mira fshatrave në të gjithë Klinën, sepse vetëm kështu arrijmë të krijojmë një standard ndryshe të jetesës për gjithë banorët”, duke falënderuar Ministrin Lekaj, për gjithë angazhimin dhe kontributin e dhënë për bashkëfinancimin e këtij projekti.
Ndërsa, Ministrin Lekaj, me këtë rast iu premtoj qytetarëve të pranishëm, që së bashku më Kryetarin Elezaj, do të orientoj edhe investime të tjera në fshatin Poterç.
Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Poterç, kap shumën prej 284.183,24€ në gjatësi prej 6,552 metra.
