Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë.
Sonte nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Muaji i sakrificës dhe i reflektimit, vetëpastrimit shpirtëror dhe devotshmërisë ndaj krijuesit. Muaji i shenjtë i Ramazanit shënon sakrificën më sublime njerëzore ndaj besimit të palëkundur për Krijuesin.
Me këtë rast dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht dhe me sinqeritet të thellë agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Kryetari i Komunës së Klinës
Sokol Bashota