Kryetari i komunës Sokol Bashota e ka pritur sot për vizitë Hakan Shearer Demir, Udhëheqës i Projektit Promovim i Diversitetit Kulturor në Kosovë.
Plani i trashëgimisë për Kosovën perëndimore është një produkt i nismës regjionale të komunitetit, të komponentës për Zhvillim lokal ekonomik të projektit të përbashkët të BE/KE-Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturorë në Kosovë. Hakan Shearer Demir- Udhëheqës i Projektit Promovim i Diversitetit Kulturor në Kosovë, gjatë këtij takimi ka kërkuar përkrahjen e komunës në vazhdimësi të projekti për Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturorë në Kosovë. Ai tha se, pasi që turizmi i trashëgimisë është thelbësor për zhvillimin ekonomik lokal, objektivi i zyrës do të jetë në promovimin dhe evokimin për trashëgimin natyrore dhe kulturore, ku turizmit do t’i kushtoj vëmendje të pasaqme mbrojtjes, ruajtja dhe menaxhimi i diversitetit. Objektiva e projektit në komunën e Klinës, është rehabilitimi i 6 lumenjve të qytetit ka thënë Shearer.
Kryetari i Komunës Sokol Bashota e ka falënderuar udhëheqësin e këtij projekti Hakan Shearer Demir dhe ka thënë që komuna e Klinës është e gatshme të bashkëpunoj për vlera të trashëgimisë. Realizimi i këtij projekti për komunën e Klinës është i rëndësisë së veçantë për shkak të pasurive të rralla natyrore dhe kulturore në trevat e kësaj komune, përfshirë terrenet arkeologjike. Vitin e kaluar në fshatin Dresnik është zbuluar një mozaik që llogaritet nga shek. II-IV, por në mungesë të mjeteve është ndërpre hulumtimi ka thënë kryetari Bashota.