Në takim të veçantë, drejtoresha e Qendrës Rajonale të OSBE-së u takua edhe me shefin e zyrës për komunitete dhe kthim.
Kryetari Bashota priti në një takim drejtoreshën e Qendrës Rajonale të OSBE-së znjsh. Andrea Behm. Me këtë rast u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë të arriturat dhe sfidat e komunës, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Kryetari Bashota falënderoj Drejtoreshën e Qendrës Rajonale të OSBE-së për vizitën dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit, duke nënvizuar rolin e OSBE-së në ndërtimin e institucioneve.