Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferid Agani, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “ Rehabilitimi i shtratit të lumit “Klina” në Klinë. Komuna e Klinës vazhdon në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenie të qytetarëve. Me rregullimin e shtratit është ulur dukshëm edhe rreziku i daljes nga shtrati të lumit “Klina” ndërkohë që komuna në të ardhmen planifikon edhe rregullimin e shtratit edhe të lumit “Drini i Bardhë”.