Me rastin e djegies së shtëpisë së në pjesëtari të nacionalitetit serb, Llazar Vuqiçeviq, në fshatin Klinavcë të Klinës, më datën 31 janar 2014, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota dënon këtë akt të papranueshëm dhe i papërgjegjshëm.
Duke dënuar këtë akt, kryetari Bashota kërkoi nga organet e rendit që të angazhohen në ndriçimin e këtij rasti dhe akterët të marrin dënimin e merituar. Shtëpia e këtij pjesëtari të nacionalitetit serb ishte e pabanueshme.